Aksident mes dy makinash tek “Kthesat e Murrashit”, një person në gjendje të rëndë shëndetësore! Pamje nga vendngjarja
Një aksident i rëndë është regjistruar në “Kthesat e Murrashit”, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”.
Aksidenti raportohet se ka ndodhur në orët e para të mengjesit në vendin e quajtur si “Kthesa e Murrashit”.
Për pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit për mjekim. Paraprakisht nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.