Firmos me Comon, Vojvoda ndan rrugët me Torinon
Mërgim Vojvoda është lojtari më i ri i Comos. Ai ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme deri në qershorin e vitit 2028.
Mbrojtësi shqiptar është larguar nga Torino, pas disa sezonesh me këtë skuadër.
“Como 1907 ka kënaqësinë të konfirmojë nënshkrimin e Mërgim Vojvodës me kontratë deri në vitin 2028.
Mbrojtësi me përvojë i bashkohet këtij ekipi nga Torino ku ka bërë mbi 100 paraqitje për klubin”- shkruan Como.
Vojvoda do të vendoset menjëherë në dispozicion të trajnerit Fabregas, për pjesën e mbetur të sezonit në Serie A.
(J.S/)