Mon, Feb 3, 2025

“Ka mungesë të theksuar transparence, ky është kanceri i RTSH!”- Kuvendi ndërpreu garën për drejtuesin e përgjithshëm të institucionit mediatik, Leka Bungo: Ka paligjshmëri në proces!

  • PublishedFebruary 3, 2025

“Ka mungesë të theksuar transparence, ky është kanceri i RTSH!”- Kuvendi ndërpreu garën për drejtuesin e përgjithshëm të institucionit mediatik, Leka Bungo: Ka paligjshmëri në proces!

Në Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, i mbledhur ditën e sotme, po zhvillohet një seancë dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, lidhur me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH.

Kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo, përgjatë fjalës së tij, është shprehur se në proces ka paligjshmëri teksa shton se “në këshillin tonë drejtues ka pasur shpeshherë ngërçe që kanë penguar hera herës punën dhe nuk kanë ndikuar për mbarëvajtjen e punëve në institucion.”

Ai shprehet se ka një mungesë të theksuar të transparencës në RTSH, duke e cilësuar këtë mangësi si ‘kacer’.

“E filloj nga kreu! Në RTSH mungon transparenca dhe ky është kanceri i atij institucioni.  Kjo nuk është e paqëllimtë. Është mbajtur e mbuluar që të mos dalin në shesh bëmat që kanë bërë njerëzit që kanë drejtuar atë institucion.”

Bungo: Lidhur me garën për zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm, pas dorëheqjes së Alfred Pezës, unë kam për të treguar një histori që e kam të dokumentuar një për një me vendimet e këshillit drejtues dhe me diskutimet e gjithë procesverbalet e mbledhjeve.

Mendoj se paligjshmëria në procesin zgjedhor për drejtorin e ri, është koshiente sepse nga të gjitha dokumentacionet që kam unë, të gjithë anëtarët e këshillit drejtues e njohin mirë, se zgjedhja e një kandidature, si konkretisht Aurora Polo që u fut në garë së bashku me një tjetër, nuk plotëson kriterin  kryesor për zgjedhjen e drejtorit të ri.

Por kjo ka një kanal të hershëm. Kjo paligjshmëri ka filluar shumë përpara me të njëjtin personazh siç është Aurora Polo, e cila e propozuar nga Peza për zv drejtoreshë, për arsye të të kundërshtuara të të njëjtit ligj, nuk duhej të ishte zgjedhuar zv.drejtoreshë e përgjithshme. Unë e kam refuzuar, e kam deklaruar, megjithatë me shumicë votash u zgjedh.

Ligji, e cili e pengonte zgjedhjen e saj, është i njëjti ligj që vijon ta pengojë në zgjedhje  drejtoreshës së përgjithshme. Pra, është një nen në statut që thotë; zëvendës drejtori, drejtori i përgjithshëm dhe drejtuesit e njësive administrative të RTSH duhet të kenë të njëjtin suport ligjor, duhet të kenë 10 vjet punë dhe jo më pak se 5 vjet në median e shkruar audio-vizive.

Në rregulloren e RTSH është edhe një pikë tjetër, që thotë se ata që konkurrojnë për poste të tilla, duhet të kenë diploma të arsimuara të profilit të tyre. Në rastin konkret është e shkelur dhe kjo.

Tani po vijmë te procedurat në zgjedhjet e fundit. Kam mendimin se në këshillin tonë drejtues ka pasur shpeshherë ngërçe që kanë penguar hera herës punën dhe nuk kanë ndikuar për mbarëvajtjen e punëve në institucion.

Ka një kontradiktë të vjetër që kur jemi zgjedhur si anëtarë të Këshillit drejtues, mes këshillit drejtues dhe administratës së RTSH. Mbështetur në dokumentacionin që unë kam, janë 18 vendime të këshillit drejtues që nuk janë realizuar nga drejtoria e përgjithshme, megjithëse për ta vendimet e këshillit drejtues duhet të jenë të zbatueshme.

E filloj nga kreu! Në RTSH mungon transparenca dhe ky është kanceri i atij institucioni.  Kjo nuk është e paqëllimtë. Është mbajtur e mbuluar që të mos dalin në shesh bëmat që kanë bërë njerëzit që kanë drejtuar atë institucion.

Përgjatë tre vjetëve, në këshillin drejtues kanë ardhur vetëm 4 herë gazetarë për të transmetuar atë çka merr përsipër për të diskutuar këshilli.

Edhe në një ndërmarrje tjetër të zakonshme, kjo gjë nuk duhet të ndodhte. Kjo nuk është e paqëllimtë.

Unë kam kërkuar nga këshilli drejtues dhe ata e kanë miratuar me shumicë votash, të delegojmë të drejtën për të marrë informacion nga administrata, kryetari i Këshillit Drejtues.

Këtë jam munduar ta bëj rregullisht, por asnjëherë nuk kam marrë një përgjigje të sakte dhe transparente. Duke filluar me tre drejtorë dhe me këtë të fundit.

Para tre ditësh kam marrë një përgjigje që e kam parë nga Thoma Gëllçi  4 vjet më përpara. Ti i dashur drejtor nuk mund të kërkosh informacion nga departamentet e tjera, ndërkohë që këshilli e ka të specifikuar.