Mon, Feb 3, 2025

Kush do të jenë shtetet që mund të shënjestrojë/ Turqia teston raketën balistike “Uragan” të prodhimit vendas

  • PublishedFebruary 3, 2025

Kush do të jenë shtetet që mund të shënjestrojë/ Turqia teston raketën balistike “Uragan” të prodhimit vendas

Turqia testoi sot 3 shkurt raketën balistike “Tayfun” të prodhimit vendas.

Nisja u bë në orën 11:37 nga aeroporti Rizounta në skajin veriperëndimor të vendit, në bregun e Detit të Zi.

Bëhet fjalë për një raketë balistike me rreze të shkurtër (300 deri në 1000 km), për sa i përket klasifikimit, e cila është prodhuar nga kompania shtetërore turke Roketsan.

Është raketa me rreze më të gjatë të prodhuar nga Turqia me kapacitete vendas. Në të kaluarën, ka pasur dy testime të tjera provë të të njëjtit lloj rakete, më 18 tetor 2022 dhe 23 maj 2023.

Kjo lloj rakete mund të godasë Greqinë, Bullgarinë, Qipron, Sirinë, Libanin, Izraelin, Irakun dhe Armeninë.

Mund të mbajë koka luftarake me armë konvencionale, bërthamore, kimike dhe biologjike.

Shpejtësia e kësaj rakete të veçantë arrin, sipas informacioneve, 3.6 Mach.

Raketat Tayfun (Uragan) lëshohen nga një platformë vetëlëvizëse me rrota 8X8, e ngjashme me atë të sistemit Bora “vëllai i vogël”, i prodhuar gjithashtu nga kompania shtetërore Roketsan.

Raketa Tayfun është me sa duket një evolucion i Bora-s, i cili nga ana e tij i përket kategorisë më të vogël të raketave taktike me rreze veprimi deri në 280 kilometra. Modeli akoma më i vjetër Yildirim (rrufeja) “kap” një rreze që kalon 150 kilometra.