Prefekti i qarkut të Elbasanit dha dorëheqjen, ja arsyeja! Kur pritet të bëhet publike emri i ri
Prefekti i Elbasanit, Ali Mysliu ka dhënë dorëheqjen. Raportohet se prej fundjavës zyrtari i lartë lokal ka paraqitur dorëheqjen tek kryeministri.
Ai vinte nga rradhët e botës akademike dhe e ushtronte këtë detyrë që prej 6 muajsh.
Sipas burimeve zyrtare Mysliu ka dhënë dorëheqjen për arsye personale.
Ndërkohë pritet që këtë javë të mësohet edhe emri i Prefektit të ri të Qarkut të Elbasanit.