Sulmohet me thikë nga bashkëmoshatari në ambientet e shkollës, humb jetën nxënësi 15-vjeçar
Një nxënës 15-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Britani, pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij brenda ambienteve të shkollës.
BBC raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shkollë të Sheffield, sot rreth orës 12:00.
Ndërsa mësohet se autori i sulmit është arrestuar nga policia.
Nxënësi për fat të keq ndërroi jetë në spital, pasi kishte marrë plagë të rënda në trup nga bashkëmoshatari.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut që çoi në këtë tragjedi.
“Me pikëllim të madh ndaj me ju sot, lajmin se një adoleshent ka vdekur pas goditjes me thikë në një shkollë të Sheffield më herët, mendimet tona janë me familjen e djalit, miqtë e tij dhe të gjithë komunitetin e shkollës. Në orën 12:17, shërbimet e urgjencës u thirrën në shkollën e mesme Katolike All Saints në rrugën Granville.
Viktima, një djalë 15-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda dhe me gjithë përpjekjet më të mira të shërbimit të ambulancës, fatkeqësisht ka ndërruar jetë pak kohë më vonë. Një djalë 15-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasje dhe aktualisht ndodhet në paraburgimin tonë”, njoftoi përmes një konference për shtyp shefja e policisë Lindsey Butterfield.