Mon, Feb 3, 2025

U dëmtua ndaj Juves, por Ismajli mbetet në treg, Gallatasari kontakton Empolin

  • PublishedFebruary 3, 2025

U dëmtua ndaj Juves, por Ismajli mbetet në treg, Gallatasari kontakton Empolin

Një shqetësim pas kofshe detyrojë Ardian Ismajlin të braktis ndeshjen kundër Juves, pas këtij momenti “Zonja e Vjetër” përmbysi Empolin duke i shënuar 4 gola në fraksionin e dytë. Ky detaj vërtetoi edhe një herë rëndësinë jetike të kapitenin kuqezi në prapavijën e Empolit.

Prej kohësh, Ismajli ka qenë një nga emrat më të lakuar në Serie A pasi shumë ekipe “big” kërkuan informacion për qendërmbrojtësin kuqezi, por të gjithë pistat, nga Napoli tek Juve ranë me radhë. Tani, sipas mediave italiane, Ismajli ka përfunduar në radarët e Gallatasarit.

Ismajli Gallata
Ismajli Gallata

“Sportmediaset” shkruan se përfaqësues të klub turk kanë kontaktuar drejtues të Empolit duke shfaqur interesim konkret për Ismajlin. Në pritje për të kuptuar kohën e saktë të rikuperimit, Ismajli sheh edhe një herë emrin e tij në tregun e transferimeve, këtë herë jashtë Italisë.

()


AlbaniaWeb.net