Urdhri për pezullimin e programeve zhvillimore të SHBA-ve në botë! E ardhmja e USAID në pikëpyetje, teksa Musk dhe Trump punojnë për të çmontuar agjencinë
E ardhmja e Agjencisë së SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) është vënë në pikëpyetje për shkak të urdhrit që presidenti i SHBA-së Donald Trump dha për pezullimin e programeve zhvillimore nëpër botë, ku përfshihet edhe vendi ynë.
“Miliarderi amerikan Elon Musk, tha se Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka nënshkruar urdhrin për mbylljen e agjencisë”, shkruan CNN.
Në Uashington, selia e USAID-it u mbyll gjatë ditës, me punonjësit që u njoftuan përmes emailit që të qëndrojnë në shtëpi.
Gjithashtu logot e USAID janë hequr nga muret e ndërtesës së zyrave në Uashington, ndërsa uebsajti i saj dhe llogaritë e mediave sociale janë kanë ndryshuar, duke u zëvendësuar me një version të reduktuar të faqes së Departamentit të Shtetit.
Agjencia ndërkombëtare e ndihmës e ka gjetur veten në pikën e përpjekjeve të Trump dhe Musk për të reformuar qeverinë federale.
Trump dhe aleatët e tij kanë thënë se agjencia, e krijuar nga Kongresi si një organ i pavarur, është haptazi partizane dhe e favorshme për demokratët.
Ligjvënësit dhe punonjësit e ndihmës janë përgatitur që Trump të mbyllë plotësisht agjencinë dhe ta vendosë atë nën ombrellën e Departamentit të Shtetit, një hap që u shfaq i pashmangshëm të hënën në mëngjes pas komenteve të Musk gjatë një bisede në platformën X, platforma e mediave sociale që ai zotëron.
“Për sa i përket çështjeve të USAID-it, unë e diskutova atë me (presidentin) në detaje dhe ai ra dakord që ne duhet ta mbyllim atë”, tha Musk në një bisedë në X Spaces herët të hënën.
CNN ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë dhe USAID për koment.
Trump pohoi nënvlerësimin e tij për agjencinë dhe misionin e saj për të ofruar ndihmë të huaj gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me gazetarët të hënën vonë.