Vetullat dhe buzët tattoo, ekspertja Eneida Bega vjen në Tiranë më 9 shkurt
Eneida Bega eksperte në fushën e dermopigmentimit, me një përvojë të gjatë në aplikimin e teknikës microblading në Itali dhe vende të tjera, vjen këtë fundjavë në Tiranë, më datë 9 shkurt 2025 për të ofruar teknikat e saj specifike për klientët shqiptarë.
Krahas microblading që është një ndër teknikat e shumta që përdoret në këtë sektor të estetikës, Eneida është eksperte e trajtimit të vetullave duke përdorur dhe teknika specifike si ‘powder’ (sfumature), ‘fine strokes tatoo’, teknikën cover up, micro+ shadin, si edhe tattoo removal dhe pigmentimin e buzëve. “Unë vij herë pas here në Tiranë për të ofruar teknikat e mia jo vetëm për vetullat microblading por edhe për buzët tattoo.
Ardhja ime e fundit në Tiranë ishte më 8 dhjetor 2024, dhe pas kësaj realisht pata një bum kërkesash nga shumë vajza për të ardhur sërish, të cilat më kontaktuan përmes rrjeteve sociale, numrit tim të telefonit si dhe klinikës ‘’Qeliza’’ këtu në Tiranë, një ambient dinjitoz pune me të cilin unë bashkëpunoj dhe pres klientet e mia sa herë vij aty. Jam realisht e kënaqur që puna ime po pëlqehet dhe po merr terren edhe këtu në Tiranë, krahas Italisë ku unë operoj prej vitesh. Dhe ju premtoj se do të vij sërish edhe pas datës 9 shkurt, në planet e mia është marsi si kohë e përafërt duke qenë se është edhe muaj festiv për të gjitha gratë,’’ shprehet Eneida Bega.
Rrugëtimi i saj në fushën e dermopigmentimit (tatuazhe estetike) nisi në vitin 2017, pas dy diplomave të marra në fusha të tjera, konkretisht në violinë dhe drejtësi. Vit pasi viti suksesi erdhi natyrshëm, dhe talenti i saj u evidentua edhe më shumë në një konkurs ndërkombëtar, ku Eneida u shpall fituese e çmimit të parë në Itali në kompeticionin WULOP 2021 si operatorja më e mirë e vitit për teknikën microblading, e para ndër 140 konkurentë, që vinin nga 30 vende të botës. Gjithashtu ajo është master Phibrows e Phiacademy prej 2 vitesh. Ndërkohë që në edicionin e WULOP 2024 ishte e ftuar si live-speaker.
Për më tepër në korrik të këtij viti Eneida Bega do të jetë në Shqipëri si anëtare në jurinë e kompeticionit ‘Browista Albania 2025’’. Si një profesioniste me përvojë prej 8 vitesh në dermopigmentim, emri i saj është përzgjedhur nga organizatorët e këtij konkursi për të vlerësuar talentet e reja në fushën e estetikës.