“Do profilizohet si Presidenti real i SHBA” -Arben Malaj: Elon Musk po merr fuqi absolute për të kontrolluar çdo gjë në qeverinë amerikane
Referuar vendimeve të fundit të qeverisë amerikane, por edhe rolit tepër të rëndësinë të Elon Musk, ish ministri Arben Malaj tha se shumë shpejt miliarderi do të profilizohet si presidenti real i Shteteve të Bashkuara.
Sipas Malajt, kjo nuk do t’i pëlqejë presidentit Donald Trump, ndërsa thekson se Musk i është dhënë fuqi absolute për të kontrolluar çdo gjë në qeverinë amerikane.
Ish ministri deklaroi se Musk premtoi se do të shkurtojë 2 trilion dollarë në 6 trilion që është buxheti i Amerikës, ku 65-70% e tyre janë shpenzime me ligj.
“Unë jam i bindur që me fuqinë absolute që i është dhënë Musk për të kontrolluar çdo gjë në qeverinë amerikane shumë shpejt mediat do ta profilizojnë Musk si presidentin real i Amerikës. Gjë që nuk do ti pëlqejë Trump, sepse është e pamundur që Musk premtoi se do të shkurtojë 2 trilion dollarë në 6 trilion që është buxheti i Amerikës, ku 65-70% e tyre janë shpenzime me ligj, pa ndryshuar ligjin nuk i ndërpret dot. 4 veta që zgjedh ai nga ekipi i tij të marrin përsipër të mbajnë nën kontroll gjithë qeverinë amerikane është e pamundur”, tha ndër të tjera Malaj në Open.