Tue, Feb 4, 2025

Organizimi i Europianit U-21, Duro: Përfitime të mëdha, do jetë si panoramë për futbollin shqiptar

  • PublishedFebruary 4, 2025

Organizimi i Europianit U-21, Duro: Përfitime të mëdha, do jetë si panoramë për futbollin shqiptar

Shqipëria dhe Serbia do të presin Euro U-21 në vitin 2027, vendim ky i marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Shpëtim Duro, në intervistën e dhënë për Sport News në News 24 tregoi këndvështrimin e tij për këtë çështje.

Profesor, e nisim nga lajmi i fundit, ishte e pritshme, por tashmë është zyrtare. Shqipëria dhe Serbia bëhen bashkë për të organizuar “Euro2027” për U-21. Çfarë përfitojmë? Cilat janë anët pozitive të këtij organizimi?

Të jemi realist, është dita më e shënuar e futbollit shqiptar. Dikur ishte e paimagjinueshme diçka e tillë, pasi jemi vend i vogël dhe kemi patur probleme të ndryshme. Në planin sportiv, përfitimi është i rëndësishëm, pasi Shqipëria do jetë qendra në vëmendjen e futbollit europian.

Lojtarët e U-21 luajnë për Barcelonën dhe Realin. Transmetohet në mbi 200 shtete. Kam lexuar këto ditë se janë katër stadiume që rikonstruktohen, kjo është diçka shumë e rëndësishme që i mbeten futbollit. Është një muaj aktivitet dhe përfitimet janë të mëdha, nga të gjitha anët.

“Është një eveniment i madh për Shqipërinë, një organizim që thyen barrierat”, u shpreh Duka, ti si mendon?

Nuk dua t’i hyj atyre gjërave. Përgjegjësia jonë është organizimi i ndeshjeve në Shqipëri, finalja do jetë këtu. Duhet t’i shikojmë në këndvështrimin sportiv.

(J.S/)

 


AlbaniaWeb.net