Tue, Feb 4, 2025

Pamje të reja nga sulmi me armë në Suedi/ Studentët fshihen poshtë tavolinave, dëgjohen të bërtitura dhe të qara (VIDEO)

  • PublishedFebruary 4, 2025

Pamje të reja nga sulmi me armë në Suedi/ Studentët fshihen poshtë tavolinave, dëgjohen të bërtitura dhe të qara (VIDEO)

Të tjera pamje janë bërë publike nga momenti kur një person qëlloi me armë zjarri drejt një institucioni edukimi Orebro të Suedisë, ku deri tani raportohet për 10 viktima mes tyre edhe autori i sulmit.

Siç shihet në këto pamje, të cilat kanë kapur momenti kur qëllohet me armë personat dëgjohen të qajnë dhe të bërtasin.

Ndërkohë në një tjetër video duken disa studentë, të cilët fshihen poshtë tavolinave në momentin kur është hapur zjarr, ndërsa dëgjohet edhe një sinjal alarmi.

Të shtënat ndodhën në periferi të qytetit Orebro, që gjendet rreth 200 kilometra në perëndim të Stokholmit.

Shkolla, e quajtur Risbergska, ka student mbi moshën 20-vjeçare, sipas ueb-faqes të këtij institucioni arsimor. Kjo shkollë ofron kurse të shkollës fillore dhe të mesme, kurse për gjuhën suedeze për emigrantët, trajnime profesionale dhe programe për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.

Policia tha se deri më tani nuk ka dyshime se ky rast është i lidhur me terrorizëm.

Policia beson se sulmuesi ka vepruar i vetëm dhe sipas zyrtarëve, ai nuk ishte i njohur më herët për policinë.