Tue, Feb 4, 2025

Përfundon merkato dimërore, ja tre blerjet me te shtrenjta, Man.City “mbretëresha” e transferimeve

  • PublishedFebruary 4, 2025

Përfundon merkato dimërore, ja tre blerjet me te shtrenjta, Man.City “mbretëresha” e transferimeve

Zakonisht konsiderohet si një merkato ku skuadrat bëjnë “riparime” në organikë, por nuk munguan transferimet prej miliona euro në sesionin e dimrit të tregut të futbollistëve.

Para të gjithëve qëndrojnë tre blerje me vlerë mbi 70 milionë euro. Në vendin e parë është John Duran, që kaloi nga Aston Villa tek Al-Nassr për 77 milionë euro. Me ekipet arabe që vërtetuan se zotërojnë të ardhura të pabërballueshme tanimë edhe për ekipet evropiane.

I dyti në këtë renditje të veçantë qëndron Omar Marmoush që për 75 milionë euro kaloi nga gjermanët e Eintracht Frankfurt te Manchester City. Ndërsa shkallën më të ulët të podiumit e zë Kvaratskhelia, që la Napolin dhe u bashkua me PSG-në për 70 milionë euro.Një lëvizje e papritur që dëshpëroi tifozët napoletanë, por mbi të gjithë edhe Antonio Conten, i cili nuk ngurroi të deklarojë hapur paknaqësitë për moszëvendësimin e gjeorgjianit nga një lojtar adekuat për atë rol, me Napolin që është në garë me kohë të plotë për scudetton këtë sezon.

Manchester City ka qenë “mbretëresha” e merkatos së janarit në Europë, duke shpenzuar plot 220 milionë euro në janar për të përforcuar organikën e Guardiolës. Përveç Marmoush, për të cilin “qytetarët” shpenzuan plotë 75 mln euro për ta marrë nga Frankfurt, skuadra e Pep Guardiolës nuk u kursye të afronte as Nico Gonzales nga Porto për 60 mln euro, me spanjollin që do të mundohet të plotësojë boshllëkunb e lënë nga Rodri, 3 mbrojtësit Khusanov, Juan Bah dhe Vitor Reis për të cilët janë shpenzuar mbi 40 mln euro.

Një merkato e fuqishme kjo e skuadrës së Cityt që do të tentojë të paktën të mbërrijë në 4 vendet e para në Premier League, për të qenë pjesëmarrëse në Champions sezonin e ardhshëm, si dhe për të avancuar sa më shumë të jetë e mundur gjatë këtij sezoni në Champions, aty ku që në fazën e Play Off do të kenë një pengesë të vështirë për të kaluar pasi do të përballen me Real Madrid.


AlbaniaWeb.net