“Përndjekës, më futesh në dush me zor”/ Aldo-Livias: O rrush i zi…
Sot, një debat i ashpër shpërtheu mes Aldos dhe Livias në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, ku nuk munguan ofendimet dhe tensionet. Ndërsa Livia po qëndronte me Tirin, Eglin dhe Krisën, Aldo iu afrua dhe Livia e quajti atë “përndjekës”, duke kërkuar që të largohej nga afër.
Përgjigja e Aldos ishte e drejtpërdrejtë: “Nuk pyes njeri unë, mund të ulem këtu dhe nuk të pyes ty”.
Përgjigjet e ndërsjella vazhduan me ofendime, ku Livia e quajti Aldon “rrush të zi”, ndërsa ai iu kundërpërgjigj duke thënë: “Erdhi dhelpra te rrushi”.
Livia, duke e kërkuar më shumë distancë, i tha Aldos se nuk dëshironte ta kishte pranë, por ai insistoi të qëndronte dhe e këmbënguli se “nuk është ai që vendos”. Debati u intensifikua më tej kur Livia e akuzoi Aldon për qëndrim të padrejtë, duke përmendur një situatë të mëparshme te “Zarfi i Zi”, për të cilën Aldo reagoi me fjalët “Shpifëse”.
Në fund, Livia nuk e kurseu ofendimin duke e quajtur sërish Aldon “përndjekës”.
Pjesë nga debati:
Livia: Unë nuk ia var, ky i shkreti se di
Aldo: Ça the o Livia, o rrush i zi, erdhi dhelpra te rrushi
Livia: Nuk të dëshiroj këtu
Aldo: Ti nuk më ndalon të rri këtu
Livia: E kam thënë dhe herë tjetër, që dua që ti të më rrish larg
Aldo: Nuk e vendos ti këtë, e dashur, janë dhe katër vetë të tjerë këtu, po të ishe vetëm mund të të respektoja
Livia: Asnjëri s’të do
Aldo: Nuk pyes njeri unë, unë mund të ulem këtu dhe nuk të pyes ty
Livia: Përndjekës
Aldo: Kjo je ti shpirti
Livia: Të kam thënë për rri larg, ça je ti? Më futesh në dush me zor
Aldo: Se ishte dushi privat
Livia: Ti që pretendon se jam unë te Zarfi i Zi, të thirrën te dhoma e rrëfimit dhe nuk u përgjigje, Zarf i Zi
Aldo: Shpifëse
Livia: Përndjekës