“SHBA-të, aleati kyç! Shqiptarët janë me fat që…”- Gazment Bardhi në Washington takohet me zyrtarin e lartë të DASH: T’i qëndrojmë standardeve të një vendi demokratik
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi së bashku me disa deputetë të mazhorancës kanë zhvilluar një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Gjatë vizitës në Washington DC, deputetët e Parlamentit shqiptar zhvilluan një takim me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Alexander “Sasha” Kasanof.
Bardhi thotë së SHBA mbetën aleati kyç dhe se shqiptarët janë me fat që i kanë patur gjithmonë në krah.
“Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik, duke nisur me garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”, shkruan Bardhi.
Postimi i Bardhit
Në Departamentin Amerikan të Shtetit
Gjatë vizitës në Washigton DC, sëbashku me një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Alexander “Sasha” Kasanof.
SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë patur gjithmonë në krah. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik, duke nisur me garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE.