Tue, Feb 4, 2025

Shënoi golin e parë këtë sezon në Serie A, Gjimshiti pjesë e formacionit të javës

  • PublishedFebruary 4, 2025

Shënoi golin e parë këtë sezon në Serie A, Gjimshiti pjesë e formacionit të javës

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti është zgjedhur në formacionin e javës së 23-të në Serinë A.

Ai gjeti rrugën e rrjetës në Serinë A me Atalantën pas dy vitesh e gjysmë “heshtje” në elitën e futbollit italian.

Mbrojtësi realizoi një paraqitje spektakolare në barazimin me Torinon, duke rezultuar lojtari me notën më të lartë tek bergamaskët. 31-vjeçari veç golit, fitoi edhe 8 nga 9 duelet me kundërshtarët, si dhe dha 1 pasim kyç.

Sulmi udhëhiqet nga sulmuesi i Juventusit, Kolo Muani i cili shkëlqeu me dygolësh kundër Empolit.

Formacioni
 


AlbaniaWeb.net