“Trump mbaron mandatin 4-vjeçar dhe largohet”, Tare: Elon Musk ka influencë të madhe në politikën dhe ekonominë e SHBA-ve
Studiuesi Auron Tare foli sot përmes një lidhje direkte në emisionin “Open” në News 24 lidhur me zhvillimet e fundit në SHBA, me ardhjen në pushtet të presidentit Donald Trump.
Teksa komentoi, pezullimin e programeve zhvillimore të SHBA-ve nëpër botë, Tare tha se zëra të rëndësishëm në Amerikë mendojnë se Elon Musk do të jetë e ardhmja e vendit, pasi ai ka influencë të madhe në politikë dhe ekonominë e SHBA-ve.
Sakaq Tare tha se Musk nuk mund të zgjidhet president i ardhshëm i Amerikës, pasi ai ka lindur në Afrikën e Jugut.
Më tej studiuesi tha se beson se Trump do të largohet nga politika, pas përfundimit të mandatit 4-vjeçar.
Auron Tare: Mbrëmë Trump tha ne do i kthejmë lavdinë e dikurshme FBI, sepse ai ka bërë persekutime politike, unë jam i pari. Zërat e rëndësishëm mendojnë se Musk do jetë e ardhmja në Amerikë. Trump mbaron katër vjeçarin dhe do largohet, ndërkohë që Musk përveç fuqisë së madhe ekonomike që ka dhe ekipit të madh që ka në dispozicion shikohet si një personazh i cili do jetë shumë aktive në jetën politike dhe ekonomike.
Eni Vasili: Pra president i ardhshëm po thua?
Auron Tare: Nuk zgjidhet president i ardhshëm sepse ka lindur në Afrikën e Jugut. Por shikohet si personazh me influencë shumë të rëndësishme dhe shumë të madhe në politikën dhe ekonominë amerikane.