Tue, Feb 4, 2025

U vetëhodh nga kati i pestë si pasojë e depresionit, kush ishte infermierja 28 vjeçare që i dha fund jetës në Elbasan! E reja la pas bashkëshortin dhe fëmijët e saj

  • PublishedFebruary 4, 2025

U vetëhodh nga kati i pestë si pasojë e depresionit, kush ishte infermierja 28 vjeçare që i dha fund jetës në Elbasan! E reja la pas bashkëshortin dhe fëmijët e saj

Është mësuar identiteti i vajzës së re e cila u vethodh nga kati i pestë i pallatit ku ajo banonte në Elbasan.

Viktima është identifikuar si Kladja Shuli, e cila me profesion ishte infermiere.

Ajo ishte e martuar dhe me fëmijë, ndërsa dyshohet se ndërmori aktin tragjik si pasojë e depresionit.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme, rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, në Elbasan,

E reja siç njofton policia dyshohet të jetë ndikuar nga depresioni për të ndërmarrë aktin vdekjeprurës, por grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

NJOFTIMI, POLICIA E SHTETIT:

Rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit