Zyrtare, mesfushori shqiptar ndërpret bashkëpunimin me klubin italian
Pajtim Kasami ka ndarë rrugët me Sampdorian. Klubi i Serie B dhe mesfushori shqiptar vendosën që të ndërpresin bashkëpunimin me konsensus.
Kasami, në sezonin e kaluar luajti 28 ndeshje dhe shënoi 5 gola, ndërsa në këtë edicion numëron 10 paraqitje.
“Në këtë moment do të doja vetëm të falenderoja. Fillimisht falënderoj fansat, veshja e kësaj fanelle para jush ishte një emocion që nuk do ta harroj kurrë. Ne u gëzuam dhe hidhëruam, por gjithmonë e bënim bashkë. Kam shijuar çdo minutë të kësaj eksperience dhe do ju kem gjithmonë në zemër.
Unë do të jem gjithmonë një nga ju, kam vuajtur shumë në këto muaj në heshtje dhe mbrëmë erdhi vendimi” – tha Kasami pas “divorcit”.
(J.S/)