Sun, Apr 20, 2025

“Erdha larg me një valixhe plot ëndrra…”- Rama publikon videokartolinën e shqiptarëve në Amerikë: Afati i regjistrimit për të votuar skadon më 4 mars

  • PublishedFebruary 5, 2025

“Erdha larg me një valixhe plot ëndrra…”- Rama publikon videokartolinën e shqiptarëve në Amerikë: Afati i regjistrimit për të votuar skadon më 4 mars

Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në rrjete sociale një videokartolinë të shqiptarëve që jetojnë në Amerikë, për të përçuar mesazhin se sa e rëndësishme është vota.

Rama shkruan përmbi videos se afati i regjistrimit për të votuar nga diaspora është më 4 mars.

Videokartolina sakaq, shprehet kështu “Erdha larg me një valixhe plot ëndrra dhe një zemër që nuk u nda kurrë nga Shqipëria. Çdo ditë pune është e gjatë dhe çdo kursim është i mbledhur me mund dhe sakrificë. Unë po investoj gjithçka që kam sepse Shqipëria është e imja dhe besoj tek ai vend. Por a e di? Ka diçka më të çmuar se çdo kursim. Diçka që mund të ndihmojë jo vetëm të sotmen por edhe të ardhmen. Është vota ime”, duke theksuar kështu rëndësinë e dhënies së votës nga diaspora, e cila është risi për zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES
dhe me këtë videokartolinë për shqiptarët e Amerikës, të cilëve bashkë me përqafimet u përcjell edhe rikujtesën se afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë

Videokartolina:

Erdha larg me një valixhe plot ëndrra dhe një zemër që nuk u nda kurrë nga Shqipëria.

Çdo ditë pune është e gjatë dhe çdo kursim është i mbledhur me mund dhe sakrificë.

Unë po investoj gjithçka që kam sepse Shqipëria është e imja dhe besoj tek ai vend.

Por a e di? Ka diçka më të çmuar se çdo kursim. Diçka që mund të ndihmojë jo vetëm të sotmen por edhe të ardhmen. Është vota ime.