Disfatë me 3 gola, Fiorentina i jep një “shuplakë” të hidhur Interit në ndeshjen e prapambetur
Fiorentina ka tronditur Interin në ndeshjen e prapambetur të javës së 14-të të Serisë A. Skuadra “vjollcë”, triumfoi me rezultatin 3 me 0, duke i dhënë një “shuplakë” të hidhur kampionëve aktualë të Serisë A, që e shohin veten në vendin e dytë me një diferencë –3 nga kryesuesit e Napolit.
Dueli filloi në minutën e 16-të, atje ku u ndërpre për shkak të situatës shëndetësore të Edoardo Bove. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0. Interi shënoi në minutën e 30-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Ndërkohë pjesa e dytë, foli e gjitha për Fiorentinën, që shënoi plot 3 herë.
Ranieri hapi serinë e golave në minutën e 60-të, ndërkohë që Ken rrëmbeu skenën me dopietë në minutën 68 dhe 89’ .