Lëshoi urdhër arresti për kryeministrin izraelit Netanyahun, Trump do të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të nënshkruajë sot një urdhër ekzekutiv që sanksionon Gjykatën Penale Ndërkombëtare, duke e akuzuar atë për shënjestrim të pahijshëm të SHBA-së dhe Izraelit.
Urdhri do të vendosë sanksione financiare dhe të vizave ndaj individëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre që ndihmojnë në hetimet e gjykatës për qytetarët e SHBA-së ose aleatët e SHBA-së.
Nëntorin e kaluar, kjo lëshoi urdhër arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e tij të mbrojtjes dhe disa liderë të Hamasit njëkohësisht.
Urdhri i administratës Trump pretendon se kjo krijoi një “ekuivalencë të turpshme morale”.