Skënderbeu befason Dinamon e Ilir Dajës, e mposht me dy gola në çerekfinalen e Kupës
Dinamo është mposhtur nga Skënderbeu me rezultatin 0-2. Kjo ishte sfida e parë e vlefshme për çerekfinalen e Kupës dhe u luajt në “Elbasan Arena”.
Bardhekuqtë e Ernest Gjokës e zgjidhën takimin në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 51-të dhe 56-të. Fillimisht ishte Bismark që zhbllokoi takimin, ndërsa më pas autogoli i Loran solli avantazhin e dyfishtë.
Nëse pjesa e parë foli për dinamovitët, në të dytën korçarët u treguan konkretë duke krijuar disa raste. Diçka e tillë erdhi pas aktivizimit të Rashicës.
Për të vulosur kualifikimin, mbetet takimi i kthimit që do të luhet në Korçë. Të besuarit e Ilir Dajës duhet të surprizojnë, pasi ishin ato që u befasuan në shtëpi.