Fri, Feb 7, 2025

FOTO/ Bie “miti” zikaltër, Fiore trondit Inter, Inzaghi: Jam unë përgjegjës (VIDEO)

  • PublishedFebruary 7, 2025

FOTO/ Bie “miti” zikaltër, Fiore trondit Inter, Inzaghi: Jam unë përgjegjës (VIDEO)

Pas dramës që përjetuan me Bove, që për fat të mirë “dribloi” vdekjen, Inter dhe Fiore u përplasën sërish në “Franchi”, me ndeshjen që ri startoi në minutën e 17-të. Zikaltërit përjetuan makthe në këtë transfertë, me ekipin vjollcë që i dhuroi një leksion të pastër futbolli duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0.

Inter shfaqi anës tjetër të medaljen, një ekip i lodhur, pa ide, me Fiorentinën që përfitoi nga çdo detaj, nga çdo gafë e ekipit të Inzaghi-t duke i ndëshkuar fillimisht me Ranierin në minutën e 59-të. Fiore nuk u mjaftuan me kaq, por në minutën e 68-të ishte Kean që me një goditje të saktë me kokë dyfishoi shifrat.

Inzaghi ndërhyri menjëherë në formacion uli në stol edhe Calhanoglu, i rezervoi disa minuta edhe Asllanit duke e aktivizuar në minutën e 83-të, por Fiorentina i ndëshkoi sërish, me Kean që përfitoi nga një top i kthyer keq nga Dimarco duke realizuar një “dopietë” golash.

Fiore feston për këtë trepikësh që i fut provizorisht në zonën Champions, në vendin e katër, ndërsa Inter ngec në vendin e dytë, me Napolin që shijon kreun, plus 3 pikë nga zikaltërit. Në përfundim të ndeshjes, Inzaghi mori përsipër përgjegjësitë e kësaj disfate:

“Ishte një humbje e merituar dhe unë jam përgjegjës për këtë. Nuk dhamë asgjë në fushë, rivalët tonë u treguan të zotë, por mos harrojmë ky grup nuk pësonte një humbje prej afro 4 muaj e gjysmë”, u shpreh Inzaghi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Humbja e Inter në Franchi mori faqet e para të mediave italiane: “Inter bëhet vjollcë. Fiorentina trondit kampionët, e shijon Conte”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

()


AlbaniaWeb.net