Fri, Feb 7, 2025

‘Free Puff’/ Kanye West kërkon që Diddy të dalë nga burgu

  • PublishedFebruary 7, 2025

‘Free Puff’/ Kanye West kërkon që Diddy të dalë nga burgu

Kanye West ka dalë në mbështetje të Sean ‘Diddy’ Combs, i cili aktualisht ndodhet pas hekurave në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn, NYC, me akuzat për trafikim seksual dhe shantazh.

“FREE PUFF,” postoi Kanye me shkronja të mëdha.

Krijuesi i hiteve “Heartless” gjithashtu kritikoi personat e famshëm që ia kthyen shpinën Diddy-t.

Këngëtari i Gold Digger tani ndjek Diddy në Instagram pasi më parë kishte ndjekur vetëm gruan e tij aktuale, Bianca Censori.