Shpërndanin foto dhe video intime të adoleshentëve në “Instagram, identifikohen dy autoret e mitura që dyshohet se shpërndanin materialet
Dy vajza mësohet se janë autore të publikimit të disa fotove e videove intime të adoleshentëve në rrjetin social “Instagram”, në Korçë.
Burime bëjnë me dije se pas denoncimit nga të miturit, policia ka arritur të identifikoje dy vajza, të dyshuara se janë përgjegjëset për këtë faqe.
Në vijim pritet të merren masa nga ana e policisë për dy vajzat minorene,të cilat kanë shantazhuar dhe bullizuar për disa ditë me radhë bashkëmoshatarët e tyre.