“Derbin e kthejmë në festë futbolli”, Veselinovic para Tiranës: Ndeshje ndryshe nga të tjerat në të kaluarën
Veselinovic, trajneri i Partizanit, në konferencë para ndeshjes ndaj Tiranës, foli për tema të ndryshme.
Për herë të parë derbi luhet në stadiumin “Arena e Demave”. Ju favorizon ky fakt –
Veselinovic: Nuk jam shumë i sigurtë se në futbollin modern fusha vendase ka ndonjë ndikim të madh. Në futbollin modern kjo diferencë që ka qenë më përpara, tashmë nuk egziston më. Ne luajmë në shtëpinë tonë dhe jam i bindur që tifozët tanë do të krijojnë një ambient të shkëlqyer. Shpresoj dhe jam i sigurtë që do të jetë një festë futbolli dhe një ambient i shkëlqyer.
Dy përballjet e para janë mbyllur në barazim pa gola. Çfarë prisni në takimin e tretë –
Veselinovic: Çdo ndeshje është një situatë ndryshe dhe sjell situata të reja, kështu që nuk mund të heqim paralele mes ndeshjes së nesërme dhe atyre që kanë kaluar. Mbetet të shohim se çfarë do të dhurojë nesër ky derbi.
Gjendja e skuadrës në prag të këtij takimi –
Veselinovic: Për të qenë korrekt duhet të presim ende, pasi disa lojtarë kanë qenë të prekur nga virozat por kjo është një situatë e përgjithshme, pasi po shohim që të gjitha skuadrat e kanë të njëjtin problem. Shpresoj që të gjithë lojtarët ti kem në dispozicion. Në orët në vazhdim do të kem edhe një raport më të plotë rreth kësaj situate.
Sa mund të ndikoj barazimi me Laçin –
Veselinovic: Ai rezultat tashmë i përket të kaluarës, çdo ditë është një mundësi e re për tu shprehur në futboll. Një gjë që e them tani janë dy fjalë shumë të rëndësishme në futboll të cilat janë “këtu” dhe “tani”.