Sat, Feb 8, 2025

Flamurtari fiton ndaj Besës, pikë të arta për objektivin e ngjitjes në elitë

  • PublishedFebruary 8, 2025

Flamurtari fiton ndaj Besës, pikë të arta për objektivin e ngjitjes në elitë

Flamurtari triumfoi 3-1 ndaj Besës, duke marrë një fitore të rëndësishme në garën për t’u ngjitur në elitë.

Pas çerek ore lojë, vlonjatët provojnë me anë të Markut, por asnjë problem për portierin Mehidri, i cili kontrolloi sferën.

Në minutën e 26-të vendasit reklamojnë një prekje të topit me dorë në zonë, por nuk mendoi kështu arbitri, që vazhdoi normalisht lojën.

Në të 33-tën, Trashi shërbeu për Ememen, por topi u ndal nga prapavija.
Në fillimin e pjesës së dytë Flamurtari mori epërsinë, teksa Pjeshka u tregua i saktë me një gjuajtje nga brenda zonës.

Minutën e 68-të, mysafirët u kundërpërgjigjën dhe barazuan llogaritë me një gol me kokë të Nonatos, koordinim perfekt i tij.

Më të 80-tën, Ahmetaj rikthen festën te Flamurtari. Mesfushori nuk mund të gabonte nga fare pranë portës, duke finalizuar me sukses aksionin. Deri në vërshëllimen finale, pati kohë edhe për një gol të Bathës, i cili vulosi suksesin. Flamurtari është në vendin e dytë me 52 pikë.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net