Sat, Feb 8, 2025

“Marrja me forcë e një qeverie nuk duhet të ndodhë në tokën evropiane” – E ardhmja e Kosovës pas zgjedhjeve, komenti i kryeministrit Rama: Unë jam një mik dhe i respektoj të gjithë, por…

  • PublishedFebruary 8, 2025

“Marrja me forcë e një qeverie nuk duhet të ndodhë në tokën evropiane” – E ardhmja e Kosovës pas zgjedhjeve, komenti i kryeministrit Rama: Unë jam një mik dhe i respektoj të gjithë, por…

Një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, kryeministri Edi Rama, ka thënë se nuk ka asnjë preferencë se kush duhet të fitojë.

Në një intervistë për “El Mundo” kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se i respekton të gjithë kandidatët dhe u uron më të mirën.

“Kosova është një vend demokratik, i gjallë dhe i larmishëm. Dhe, si të gjitha vendet e Ballkanit, lufton me gjithë pasion dhe shumë zhurmë, por kjo është në rregull. I uroj për mirë, por nuk kam asnjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve. Unë jam një mik dhe i respektoj të gjithë”, – ka thënë kryeministri Rama.

Rama komentoi edhe situatën e protestave në Serbi, duke thënë:

“Problemi që kam me opozitën serbe është, pa hyrë në dinamikën e politikës së brendshme, se ajo nuk duket më pro evropiane apo pro perëndimore se sa presidenti. Sa i përket Kosovës ata nuk duket të kuptojë më mirë. Për pjesën tjetër, nuk është rasti im të komentoj, sepse është çështje e brendshme e Serbisë. Por, unë besoj dhe shpresoj se në fund dialogu do të duhet të mbizotërojë. Sepse marrja me forcë e një qeverie nuk duhet të ndodhë në tokën evropiane.”