Milan, Reijnders: Nder të luash këtu, klub i jashtëzakonshëm! Rivaliteti me Interin…
Gjatë intervistës së dhënë për France Football, mesfushori i Milanit, Tijjani Reijnders, foli për klubin kuqezi.
“Është një klub i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët në botë. Është nder të luash këtu, veçanërisht kur e njeh historinë e holandezëve në klub. Van Basten, Gullit, Rijkaard… Jam shumë krenar që vesh të njëjtën fanellë, familja ime është shumë e lumtur.
Rivaliteti me Interin është shumë i fortë, është bukur ta përjetosh kur je futbollist”- tha ai.
(J.S/)