“Opozita ka bërë gafa të jashtëzakonshme, por…” – Agron Duka: Sa më shumë njerëz në protestë aq më shumë kundërshtarë ka mazhoranca
Kryetari i PAA, Agron Duka është pjesë e protestës së opozitës, duke thënë se sa më shumë qytetarë të dalin në protestë, aq më shumë kundërshtarë ka mazhoranca.
Në një prononcim për News24, Duka tha se opozita ka bere shume gabime dhe do të duhet kohë për ti rikuperuar, por theksoi se duhet se ka një bashkim dhe ka shans për rrotacion politik.
Agron Duka: Sa më shumë njerëz të ketë aq më shumë mbështetja ka opozita dhe më shumë kundërshtarë ka kjo mazhorancë.
Ne do marrim pjesë në fushatë sepse kemi përfaqësues në cdo qark. Jemi në negociata për të pasur 1 apo dy brenda listës. Kështu që ne kemi interes të mbështesim opozitën.
Opozita ka bërë gafa të jashtëzakonshme që është vështirë të rikuperohen, si braktisja e parlamentit, apo e zgjedhje. Do të duhet kohë, por tashmë duket sikur ka një bashkim dhe një shans për rrotacion.