Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, në pranga 37-vjeçari! E pëson edhe pasagjeri
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Finalizohet një tjetër operacion në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Operacioni i koduar “Flagranca 2” i finalizuar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2.
Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, vihet në pranga 37-vjeçari.
Në pranga dhe pasagjeri për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, të mbështetura nga inteligjenca policore, Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 2” në kuadër të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:
- K., 37 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe A. Z., 39 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Isuf Elezi”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. K, dhe pasagjer A. Z.
Gjatë intervistimit nga punonjësit e policisë të dy këta shtetas kanë shfaqur shenja nervozizmi. Në vijim të veprimeve, pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit A. K, shërbimet e Policisë kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.