VIDEO/ Goleadë në Verona, show i Atalantës, Gjimshiti asist
Atalanta mundi 0-5 Veronën në transfertë në ndeshjen e Serie A. Në pjesën e parë spikati Retegui, i cili realizoi 3 gola. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Ederson, në minutën e 37-të.
Protagonist në 45 minutat e para ishte edhe Berat Gjimshiti, i cili dhuroi asist te goli i dytë i Reteguit.
Sulmuesi 25-vjeçar Retegui “rrëmbeu skenën” edhe në pjesën e dytë, teksa thelloi shifrat.
Me këtë fitore, Atalanta e sheh veten në vendin e 3-të me 50 pikë.
(J.S/)