Sat, Feb 8, 2025

VIDEO/ Jep asist dhe Gasperini e kursen për Champions, Gjimshiti protagonist në Serinë A

  • PublishedFebruary 8, 2025

VIDEO/ Jep asist dhe Gasperini e kursen për Champions, Gjimshiti protagonist në Serinë A

Berat Gjimshiti ka asituar një nga golat e shënuar prej Atalantës sot. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare i dhuroi asist Retegit në minutën e 25-të kundër Veronës, ndërsa ky i fundit nuk mund të gabonte për rezultatin 0-2.

Gasperini vendosi ta zëvendësonte Gjimshitin në minutën e 59-të. Plot 5 gola kishte shënuar Atalanta, kur trajneri i tyre vendosi t’i jepte mundësinë për të pushuar lojtarit shqiptar.

Sfida e radhës vjen shpejt. Kujtojmë se më 12 shkurt, Atalanta udhëton në Belgjikë për të luajtur kundër Klub Bryzh në Champions, teksa sfida vlen për “play-off”.

Goli i asistuar nga Berat Gjimshiti: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL