Sun, Feb 9, 2025

VIDEO/ Paqe në derbin e Madridit, Mbappe shpëton Realin ndaj Atleticos

  • PublishedFebruary 8, 2025

VIDEO/ Paqe në derbin e Madridit, Mbappe shpëton Realin ndaj Atleticos

Barazim 1-1 në derbin mes Real Madrid dhe Atletico Madrid. Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar, me të dyja skuadrat që patën rastet e tyre. Los Colchoneros fituan penallti, pas një kontakti Tchouameni-Lino. 11-metërshi u përkthye në gol nga Alvarez, ekzekutim mjeshtëror i tij.

Ekipi i Ancelottit u fut në pjesën e dytë me shumë dëshirë dhe barazoi shifrat me Mbappe.

Në minutat e fundit, Mbappe pati një rast të mirë, por Oblak i tha jo.

Me këtë rezultat, Los Blancos kryesojnë tabelën me një pikë më shumë se Atletico.


AlbaniaWeb.net