Vota e diasporës në Kosovë/ Në përfaqësitë diplomatike votuan mbi 70 për qind e shtetasve me të drejtë vote! Vazhdon procesi përmes postës
Nga 20 mijë e 324 qytetarë të diasporës në Kosovë të regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtën e shfrytëzuan mbi 70 për qind e tyre.
Siç ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga kjo shifër kanë votua 14 mijë e 463 qytetarë, pa i përfshirë qendrat e votimit në Ëashington, Otavë, Toronto dhe Neë York.
Ishte hera e parë që misionet diplomatike të Kosovës u kthyen në qendra votimi. Në shumë prej tyre shtetasit jorezidentë që jetojnë në diasporë kanë mundur të votojnë, një ditë përpara datës së zgjedhjeve nacionale që organizohen në Kosovë.
Sipas KQZ-së, vendvotimet më të frekuentuara janë ato të vendosura në misionet diplomatike në Gjermani dhe Zvicër.
Të drejtë vote në përfaqësi diplomatike kanë pasur vetëm votuesit të cilët kanë zgjedhur këtë mënyrë votimi jashtë Kosovës. Ndërkaq, më shumë se 100 mijë shtetas që jetojnë në diasporë kanë aplikuar për votë nëpërmjet postës, proces ky votimi që ka nisur disa ditë më parë.