ZYRTARE/ Prag derbit me Partizanin, mesfushori i Tiranës rinovon kontratën
Në vigjilje të derbit, ekipi i Tiranës bërë zyrtare rinovimin e kontratës me Ian Soler. Mesfushori dhe drejtuesit e klubit bardheblutë kanë gjetur akordin për rinovimin e kontratës edhe për një tjetër sezon:
Ian Soler rinovon me Tiranën edhe për një sezon. Mesfushori ka arritur dakordësinë me klubin për të qënë edhe në vazhdim pjesë e ekipit. Numri 6 i bardhebluve do të vijojë të mbajë veshur fanellën më të bukur në botë. Suksese Ian!