Mon, Feb 10, 2025

Adana Demirspor lë fushën pas pakënaqësisë për arbitrimin, një penallti sjell pezullimin e ndeshjes së Galatasaray

  • PublishedFebruary 9, 2025

Adana Demirspor lë fushën pas pakënaqësisë për arbitrimin, një penallti sjell pezullimin e ndeshjes së Galatasaray

Ndeshja mes Galatasaray dhe Adana Demirspor, e vlefshme për kampionatin turk, ka zgjatur vetëm 34 minuta. Në Rams Park (Istanbul), mysafirët u larguan nga fusha në shenjë proteste për një penallti të dhënë kundër tyre.

Galatasaray kaloi në epërsi në minutën e 12-të me anë të Alvaro Morata, i cili ekzekutoi saktë një 11-metërsh.

Por ndërsa loja vazhdonte, trajneri i Adana Demirspor, Mustafa Alper Avcı i thirri lojtarët e tij për një diskutim të shkurtër, sakaq menjëherë pas kësaj, e gjithë skuadra mike doli nga fusha dhe u drejtua për në dhomën e zhveshjes.

Një nga drejtuesit e këtij klubi, Metin Korkmaz tha se vendimi ka të bëjë me pakënaqësinë rreth bordit të arbitrave dhe jo me Galatasaray.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net