Barcelona feston në Sevilla, kreu vetëm dy pikë larg
Barcelona fitoi 1-4 në fushën e Sevillas. Brenda 10 minutash u realizuan dy gola, në një ndeshje plot spektakël. Vargas vendosi ekuilibrat, pas golit të Lewandowskit.
Në pjesën e dytë, katalanasit “tundën rrjetën” me Lopez dhe Raphinha.
Në minutën e 62-tën, Lopez la Barçën me një lojtar më pak, pasi doli nga fusha me karton të kuq.
Gjithsesi, pavarësisht inferioritetit numerik, mysafirët administruan mjaft mirë rezultatin, madje shënuan edhe një gol në fund me Garcia.
Barcelona renditet në vendin e 3-të me 48 pikë, 2 pikë larg kreut.