“Koalicioni ynë do formojë qeverisjen tonë të 3-të”- Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Kurti: Fitoi Vetëvendosja!
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi se partia e tij është fituese e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Në fjalën e tij për mediat, Kurti tha se procesi zgjedhor ishte i lirë, demokratik dhe i ndershëm, duke e cilësuar rezultatin e deritanishëm si një konfirmim për qeverisjen e tij.
Ai u shpreh se të gjithë e kanë të qartë se ata që dolën të dytët e të tretët po të mblidhen bashkë, nuk bëjnë sa Vetëvendosja.
“Gjithçka ka shkuar sipas procedurave, falënderoj Policinë dhe organet e rendit në përgjithësi. Jemi të parët e ky është konfirmim për një qeverisje të mirë, të mbarë dhe demokratike. Koalicioni ynë do ta formojë qeverisjen tonë 3.
Do t’i vazhdojë punët…Populli fitoi, fitoi Vetëvendosje. Ne jemi subjekti fitues që do të formojë qeverinë e ardhshme. Të gjithë e kanë të qartë se ata që dolën të dytët e të tretët po të mblidhen bashkë, nuk bëjnë sa ne”, ka thënë Kurti.