Mon, Feb 10, 2025

“Numërimi vazhdon” – Lëvizja Vetëvendosje në avantazh kundrejt partive tjera, flet zëdhënësi: Duhet të presim deri në fund, që të dimë rezultatin

  • PublishedFebruary 9, 2025

“Numërimi vazhdon” – Lëvizja Vetëvendosje në avantazh kundrejt partive tjera, flet zëdhënësi: Duhet të presim deri në fund, që të dimë rezultatin

Vijon procesi i numërimit të votave në Kosovë.

Deri në orën 21:30 ku janë numëruar 50 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje është partia që kryeson me me 37.50 për qind të votave, sipas KQZ.

Vijon më pas PDK me 29.80% të votave, LDK me 16.29%, AAK me 7.92%, SRPSKA LISTA me 2.28% dhe Koalicioni për Familje me 2.00%.

Screenshot_25

Megjithatë zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se do të presin deri në numërimin final të votave “në mënyrë që të dimë rezultatin e fitores”.

Ai ka shkruar në Facebook se numërimi po vazhdon.

“Të dashur qytetarë, numërimi po vazhdon dhe duhet të presim deri në numërimin e fundit, në mënyrë që të dimë rezultatin e fitores sonë”, ka shkruar ai ne Facebook.