Tue, Feb 11, 2025

Paraqitet sërish në SPAK ish-kreu i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia

  • PublishedFebruary 10, 2025

Paraqitet sërish në SPAK ish-kreu i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Hera e fundit e Spahias në SPAK ka qenë data 24 dhjetor 2024, kur në dalje nga Prokuroria e Posaçme ai deklaroi për mediat se ishte për dhënë dëshmi për një çështje që nuk ka asnjë interes publik, pasi nuk ka lidhje as me krimin dhe as me korrupsionin.

“Isha për një deklaratë për një çështje që nuk ka asnjë interes publik. Nuk ka lidhje as me korrupsionin, as me krimin”, tha Spahia në dalje.

Mësohet se Spahia është marrë në pyetje lidhur me një vendim që ka marrë kur ushtronte detyrën e kryebashkiakut në Shkodër, për të larguar nga detyra drejtorin e ujësjellësit Mark Molla.