Tue, Feb 11, 2025

Plan i ri për qendrat e emigrantëve në Shëngjin nga marrëveshja Shqipëri-Itali? Çfarë planifikon qeveria Meloni

  • PublishedFebruary 10, 2025

Plan i ri për qendrat e emigrantëve në Shëngjin nga marrëveshja Shqipëri-Itali? Çfarë planifikon qeveria Meloni

Qeveria italiane e Melonit po shqyrton mundësinë për transformimin e dy qendrave pritëse në Shëngjin, të cilat u ngritën nga marrëveshja Shqipëri-Itali, por që deri më tani ka dështuar tre herë për shkak të Gjykatës së Romës.

ANSA raporton se kabineti qeveritar italian po shqyrton mundësinë e kthimit të këtyre qendrave në strehë për emigrantët e parregulltë të  cilët po jetojnë tashmë në Itali, por që kanë marrë një dekret dëbimi, për shkak të mungesës së dokumentacioni të rregullt.

Sipas medias ndërkombëtare, një plan i tillë u diskutua ditën e premte mes kryeministres Giorgia Meloni, ministrit të Brendshëm Matteo Piantedosi dxhe nënsekretarin e kabinetit qeveritar italian.

Po kështu, ANSA citon median Il Messaggero, me pretendimin se kabineti po shqyrton monitorimin e të gjithë atyre emigrantëve që aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare me byzylykë elektronikë, në vend që t’i ndalojë ata në godina përkatëse, pra t’i strehojë diku posaçërisht për ta.