U arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme/ Momenti kur oficerët e BKH shoqërojnë kryebashkiakun Erion Veliaj (Pamjet)
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua sot (10 shkurt) me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Burime konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masë sigurie “arrest me burg”, ndërsa në pamjet shihet momenti kur oficerët e BKH e kanë shoqëruar nga ambientet e bashkisë së Tiranës.
Në momentin e shoqërimit, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në zyrën e tij.
Pas largimi nga bashkia e Tiranës, kryebashkiaku u dërgua në ambientet e Policisë së Tiranës.