VIDEO/ Inter thyen Fiorentinën dhe i afrohet Napolit në -1 pikë, tre gola në Milano
Interi mundi 2-1 Fiorentinën, në ndeshjen e vlefshme për Serie A.Zikaltërit kaluan në avantazh në minutën e 28-të, pas një autogoli të Pongraçiç. Ekipi violë fitoi penallti në fund të fraksionit të parë, pas një prekje me dorë në zonë.
Nga pika e bardhë u nis Mandragora, i cili nuk fali. Të besuarit e Inzaghit ndëshkuan Fiorentinën në fillimin e pjesës dytë. Arnautovic shfrytëzoi në maksimum një krosim të Carlos Augusto dhe dërgoi topin në rrjetë. Interi shkurton kështu në vetëm -1 pikë diferencën me Napolin kryesues.
Marko Arnautović GOAL to get #Inter back in the lead!! What a header! 🇦🇹⚽️⚫️🔵
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) February 10, 2025