Wed, Feb 12, 2025

Arrestimi i Veliajt, Rama: Hetimi jashtë shinave kushtetuese! Vetëm një idiot thotë që drejtësinë e kontrollojmë ne

  • PublishedFebruary 11, 2025

Arrestimi i Veliajt, Rama: Hetimi jashtë shinave kushtetuese! Vetëm një idiot thotë që drejtësinë e kontrollojmë ne

Rama: Sot gjendemi para një çështje ku nuk kemi një hetim për korrupsion, por kemi hetim për një person, nuk është hetuar akuza por personi. Jeta e një njeriu si rezultat i një novele anonime të depozituar në shkurt të vitit të kaluar.

Më vjen keq dhe nuk e pretendoj që në këtë që të them të jem neutral apo i zhveshur nga interesi sepse ne fund të fundit jam udhëheqës dhe e kam të pamundur mos të lidh faktin që përndizet një situatë, zhvillohet një linçim publik dhe pastaj bëhet një heqje 3 muaj përpara zgjedhjeve.

Për mua kjo nuk është normale, nuk ka një flagrancë, nuk ka një krim përpara të cilit reagimi do ishte i menjëhershëm. Ka një hetim për jetën e kryetarit të Bashkisë. Dyshimi i arsyeshëm është që është jashtë shinave të Kushtetueses së Shqipërisë.

Sfida është që pavarësia e arritur duhet të garantohet nga profesionalizmi, standarti dhe garancitë për të gjitha liritë dhe të drejtat e kujtdo.

Ne sot, vetëm një idiot mund të na thotë që kontrollojmë drejtësinë. Vetëm një i pafytyrë thotë që nuk i kemi dhënë drejtësinë gjithë pavarësinë që nuk e ka pasur që nga shpallja e pavarësisë në 1912-ën. Të bindur se kjo është kthesa e vërtetë për Shqipërinë dhe fëmijët tanë nesër, që askush të mos jetë mbi ligjin, sot konstatojmë se jemi përballë një sfide tjetër.