Bylis zyrtarizon trajnerin e ri, një emër i njohur për Superioren
Bylis firmos me trajnerin e ri. Klubi ballshiot ka gjetur gjuhën e përbashkët me Gentjan Mezanin, i cili synon që të shpëtojë sezonin e kësaj skuadre.
Mezani është pasues i Nevil Dedes dhe do të debutojë në pankinë në ndeshjen ndaj Elbasanit. Tekniku, më parë ka udhëhequr skuadra si Flamurtari, Laçi apo Luftëtari.
Njoftimi i Bylisit:
“Pas dorëheqjes së trajnerit Nevil Dede, FK BYLIS ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e trajnerit të ri Gentjan Mezani. Trajneri Mezani ka eksperiencë në drejtimin e shumë ekipeve tona të Superiores, por edhe në elitën e futbollit kosovar.
FK BYLIS i uron mirëseardhjen trajnerit të ri Mezani dhe njëkohësisht falënderon Nevil Deden për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë. Puna vazhdon, më të bashkuar se kurrë në realizimin e synimeve tona”.
(J.S/)