Wed, Feb 12, 2025

Jozi flet për debatin me Gjestin: Më vret që është marrë si ofendim

  • PublishedFebruary 11, 2025

Jozi flet për debatin me Gjestin: Më vret që është marrë si ofendim

Jozefin Marku ka sqaruar në spektaklin e Big Brother Vip incidentin që ndodhi me Gjestin dhe ofendimet e drejtuara ndaj tij, për të cilat ai mori zarf të zi dhe u përjashtua nga gara.

Më vret që është marrë si ofendim ndaj bashkëkombësve tanë, ishte një shembull i keq për Gjestin që të mos arrijmë në këtë pikë. Ndodhi çfarë ndodhi, jemi këtu, kam kërkuar falje për të gjithë ata që e kanë keqkuptuar dhe më dhemb shumë keqkuptimi”, tha ai.

Ai ka komentuar edhe situatat e fundit të Loredanës gjatë ditëve pa të në shtëpi.

E kanë rrethuar hienat Lorin dhe po bie dalë ngadalë, mjafton një moment i vogël prania ime pranë saj dhe i sheshon çdo gjë”, tha Jozi.