Tue, Feb 11, 2025

Loredana e pranon: Kam qenë nën hijen e Jozit, babi kishte të drejtë!

  • PublishedFebruary 11, 2025

Loredana e pranon: Kam qenë nën hijen e Jozit, babi kishte të drejtë!

Në një bisedë të hapur në oborrin e Big Brother VIP Albania, Loredana rrëfeu për marrëdhënien e saj me Jozin, duke pranuar se ishte humbur në këtë lidhje.

Ajo theksoi se babai i saj e kishte paralajmëruar për këtë lidhje, por gjithsesi ajo e vazhdoi atë. Pas daljes nga ky raport, Loredana shprehu zhgënjimin e saj dhe theksoi se kishte humbur identitetin e saj nën ndikimin e Jozit. Ajo e pranoi se kishte qenë shumë e verbuar nga ndjenjat që kishte për të, duke reflektuar se tani që ishte më e qartë, ndjente se nuk kishte më atë kiminë që kishte ndjerë dikur.

“Tani që kam dalë pak nga kjo hija, nuk e ndiej më atë kimi që kisha çdo ditë. Njeriun që doja dhe që më pëlqente, nuk e shoh më përpara. Dhe kur u ngrita në këmbë, kuptova se kisha mbajtur shumë gjëra brenda vetes që s’më takonte t’i mbaja”, u shpreh ajo.

Laerti dhe Gerta e mbështetën në këtë rrëfim, duke i kujtuar se sa shumë kishte ndryshuar për shkak të marrëdhënies.