Tue, Feb 11, 2025

Paraqitet sërish në SPAK ish-zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja

  • PublishedFebruary 11, 2025

Paraqitet sërish në SPAK ish-zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja

Ish-zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja, është paraqitur sërish ditën e sotme, rreth orës 13:30 në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ka qëndruar rreth 2 orë  e gjysmë.

Ai u paraqit edhe një ditë më parë në SPAK (10 shkurt), por ende nuk dihen arsyet.

Kujtojmë që Ilir Bejtja është shkarkuar nga detyra më 28 Shtator 2023, me një vendim qeverie.

Ish-zv.ministri Bejtja ka qenë edhe ish-deputet i Partisë Socialiste.

VENDIM PËR LIRIM NGA TË ILIR BEJTJAS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI  BELINDA BALLUKU